S I M P O Z I U M

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë

Më 24 dhe 25 Tetor, 2008, në Kumanovë

ORGANIZON

S I M P O Z I U M

1. Hipertensioni arterial
2. Punëtori për diabetin
3. Tema të lira

Iformata të përgjithshme

Simpoziumi do të mbahet më 24 – 25 Tetor, 2008, në Hotel “Milano”, Kumanovë.

Simpoziumi është akredituar në Odën e Mjekëve të Maqedonisë dhe pjesëmarrësit do të marrin certifikatë të boduar për licencim.

Iformata të përgjithshme

Simpoziumi do të mbahet më 24 – 25 Tetor, 2008, në Hotel “Milano”, Kumanovë.

Simpoziumi është akredituar në Odën e Mjekëve të Maqedonisë dhe pjesëmarrësit do të marrin certifikatë të boduar për licencim.

Program shkencor do të fillojë të Premten në ora 9.30 h më 24 Tetor, 2008 dhe do të përfundojë ditën e Shtunë në ora 13.00 h më 25 Tetor, 2008.
Koha e prezantimit të referatit është e kufizuar deri në 10 minuta.
Punimet do të prezantohen me video projektor (disketë 3,5”, CD ose flash)
Është paraparë edhe poster prezantimi.
Abstraktet e pranuara do të botohen në librin “Përmbledhje e abstrakteve ”.
Një autor mund të jetë bartës vetëm i një punimi, ndërsa bashkautor në tri punime.
Është paraparë kotizim prej 20 €.

Gjuhët zyrtare
Shqip, maqedonisht dhe anglisht.
Program plotësues
Gjatë simpoziumit do të zhvillohen manifestime përcjellëse: promovime, tryeza, work shop, ekspozitë e produkteve farmaceutike nga vendit dhe jashtë.
Afati i dorëzimit
15 Shtator, 2008

Adresa
Prof. dr Remzi Izairi, 1237 Çegran, Gostivar
Tel. +389 (0) 42 321 600 & +389 (0)70 379 007.
e-mail: shmshm@live.com
Web faqe: www.medalb.com

Udhëzime për përgatitjen e abstraktit dhe të posterit
1. Abstrakti, shqip, maqedonisht ose anglisht, duhet të përmbajë:
– titullin e punimit;
– emrin dhe mbiemrin e autorit dhe të bashkautorëve (më shumë 5);
– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;
– tekstin përmbledhës ku përfshihen: qëllimi, metodat, rezultatet dhe përfundimi, me maksimum 400 fjalë;
– fjalë kyç: 2–5 fjalë ose fraza;

2. Poster prezantimi duhet të përgatitet në formatin e letrës A4 ose në hamer me madhësinë e shkronjave 20 dhe 10 mm. Vëllimi i posterit me të gjitha shtesat nuk duhet të kalojë më tepër se 6 faqe.
Posteri duhet të përmbajë:
– titullin e punimit;
– emrin dhe mbiemrin e autorit dhe të bashkautorëve (më shumë 5);
– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;
– hyrje;
– materiali dhe metodat;
– rezultatet (dhe diskutimi);
– përfundimi dhe
– literatura.

Abstrakti botohet në gjuhën shqipe, maqedone ose angleze. Autori, abstraktin e lektoruar, duhet ta dërgojë me postë elektronike, në e-mail: shmshm@live.com ose në disketë apo CD. Abstrakti të shtypet në kompjutor, programi “Word for Windows” (Times New Roman, madhësia e shkronjave 12, me 1,5 lines, me margjinë përreth 4 cm, jo më tepër se 30 rreshta dhe 60 shenja në rend). Vëllimi i abstraktit nuk duhet të kalojë më shumë se 400 fjalë.