SIMPOZIUM PËR HIPERTENSIONIN ARTERIAL

Më 24 Tetor, 2008, në Kumanovë, u mbajt Simpozium për hipertensionin arterial, me karakter mbarrëshqiptar, në organizim të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë. Në këtë manifestim morrën pjesë mjekë nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Turqia dhe Maqedonia. Simpoziumi u mbajte në Hotelin “Lav” në Kumanovë.
Takimin e shpalli të hapur Kryetari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë Prof. dr Remi Izairi. Kryetari i Shoqatës i përshëndeti të pranishmit, u dëshiroi mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Kumanovë. Në fjalën përshëndetëse kryetari i shoqatës e potencoi rëndësinë dhe qëllimet e mbajtjes së këtyre takimeve. Të pranishmit i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje Kryetari i Shoqatës – Dega Kumanovë, dr Fadil Maliqi. Në fjalën e Tij ai tha se sot Kumanova krenohet pasi është nikoqir i këtij tubimi shkencor me vlerë dhe peshë të madhe mbarëkombëtare. Takimin e përshëndeti Kryetari i Shoqatës së Mjekëve Maqedonas Prof dr Tofoski dhe Kryetari i Odës së Mjekëve të Maqedonisë Prof dr Borozanov. Takimin e përshëndeti dr Gani Karamanaga nga Ulqini, Mali Zi, dr sci. Selami Sulejmani nga Prizreni, Kosovë dhe Prof. dr Agim Shehi nga Tirana, Shqipëri.

Pjesa profesionale e takimit u zhvillua në tri salla. Temë kryesore ishte hipertensioni arterial, kurse temat tjera ishin të lira, nga të gjitha fushat e mjekësisë.
Pas çdo seance u zhvillua diskutim me pyetje dhe përgjigje mjaftë interesante.
Punimet e kumtuara, gjithsej 99, janë botuar në librin e përmbledhjes së punimeve. Libri i punimeve përmban 286 faqe dhe zgjoi interesim të madh te mjekët pjesëmarrës.
Takimi ishte i akredituar në Odën e Mjekëve të Maqedonisë dhe në Shoqatën e Mjekëve Maqedonas dhe pjesëmarrësit morrën certifikatë të boduar.
Realizimi teknik ishte i nivelit më të lartë dhe me këtë rast e falënderojmë sponzorin gjeneral, Kompaninë Farmaceutike “Alkaloid” dhe dr.Lulzim Adilin nga Kompania Farmaceutike Novonordisk..
Në holin e Hotelit “Lav” u mbajt ekspozitë e industrive farmaceutike dhe e literaturës mjekësore.
Për nder të pjesëmarrësve dhe mysafirëve në Hotelin “Lav” në Kumanovë u shtrua darkë solemne.
Me kaq përfundoi dhe u mbyll Simpoziumi për hipertensionin arterial.