Lajmërim

Kryesia Qendrore e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë e njofton anëtarësinë e vet se më datën 07 Prill, 2010, do të organizojë kremtim solemn të Ditës Botërore të Shëndetësisë.

Kremtimi do të mbahet në Restoranin “S=Petrol” në Gostivar me fillim në ora 18.00 h.

Në këtë manifestim fjalën e rastit do ta mbajë Kryetari i SHMSHM – Dega Gostivar, dr Gazi Mustafa

Me këtë rast mjekëve më të dalluar do t’ju ndahet mirënjohje.

Për nder të Ditës së Shëndetësisë Kryesia e SHMSHM – Dega Gostivar do të shtrojë darkë solemne.

Mirë se vini në Gostivar.

Të njëjtën ditë, më 07 Prill, 2010, me fillim në ora 17.00 h, në sallën e Restoranit “S-Pertrol” në Gostivar, do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të SHMSHM.

Pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit nga të gjitha degët e shoqatës është e obligueshme.

Gostivar, 18. 03. 2010
Kryetari SHMSHM
Prof. dr. Remzi Izairi