Informatë

Kuvendi Qendror dhe Kryesia Qendrore e SHMSHM-së me datën 24. 02. 2008 vit, me fillim në ora 13.00h, në ambientin e Hotelit “Ignacia” në Gostivar, mbajtën mbledhje.

Kuvendi Qendror
Në mbledhjen e Kuvendit Qendror u bë konstituimi i Kuvendit Qendror me delegatët e ri të deleguar nga degët e shoqatës.
Në vazhdim Kuvendi Qendror bëni aprovimin e Statutit të Ri të Shopqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.
Pastaj, delegatët e kuvendit unanimisht për Kryetar e zgjodhën Prim.dr Xheladin Elezin, nga dega e Tetovës, kurse për zv/Kyetar Prim. dr Ferit Muçën, nga dega e Gostivarit.
Në vazhdim delegatët e kuvendit unanimisht bënë verifikimin e mandatit të anëtarëve të kryesisë qendrore të shoqatës.
Delegatët e Kuvendit Qendror diskutuan edhe për zgjedhjet aktuale në Odën e Mjekëve të Maqedonisë dhe kërkuan që në Kuvendin dhe në Komisionet e OMM mjekët shqiptarë të përfaqësohen me 25% – 30%. U vendos që mjekët shqiptarë të dalin në zgjedhje, por nëse nuk arrihet përfaqësimi prej 25%, mjekët shqiptar do ta bojkotojnë OMM derisa nëpërmjet mekanizmave tjerë nuk arrihet përqindja duhur.
U vendos që mbledhja e radhës së Kuvendit Qendror të mbahet në Dibër.

Kryesia Qendrore
Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, ku ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e kryesisë së re dhe kryetarët e degëve të shoqatës, u aprovua procesverbali i mbledhjes së kaluar dhe raporti i Grupit punues për riregjistrimin e shoqatës me emrin “Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë”.
Në vazhdim të mbledhjes u aprovua planprogrami për vitin 2008. U vendos që kremtimi i Ditës së Shëndetësisë të bëhet më 06 Prill 2008, me fillim në ora 18.00, në Dibër. Për nder të ditës së Shëndetësisë Kryesia Qendrore vendosi që mjekëve më të dalluar t’u ndahen mirënjohje, kurse dega e Dibrës të shtrojë darkë solemne.
Po ashtu, Kryesia Qendrore vendosi që Simpoziumi për hpertensionin arterial të mbahet në Tetovë më datë 24 dhe 25 Tetor 2008. U vendos që kotizimi të jetë 30 Euro, kurse për organizimin e Simpoziumit u autorizua dega e Tetovës në bashkëpunim me kryesinë qendrore. Njëkohësisht u emërua organizatori, anëtarët e këshillit të nderit, anëtarët e këshillit organizativ dhe anëtarët e këshillit shkencor.
Në vazhdim u zgjodh kryesia e ngushtë e Shoqatës. Sekretarë gjeneral u emërua dr Shinasi Jusufi nga Dega e Kumanovës, zv/Kryetar u emërua dr Idriz Orana nga Dega e Shkupit, kurse deri në zgjedhjen e kryetarit të ri me shoqatën do të udhëheq kryetari aktual Prof. dr Remzi Izairi.
Në vazhdim të mbledhjes u zgjodhën edhe organet e revistës “Medikus”: kryeredaktori, dy redaktorë, kordinatori, këshilli redakues dhe këshilli botues.
Mbledhja e radhës do të mbahet në Kërçovë.