Lajmërim

Kryesia Qendrore e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë e njofton anëtarësinë e vet se më datën 06 Prill, 2008, do të organizojë kremtim solemn të Ditës Botërore të Shëndetësisë.

Kremtimi do të mbahet në Restoranin “Penestia” në Dibër me fillim në ora 18.00 h.

Në këtë manifestim fjalën e rastit do ta mbajë Kryetari i SHMSHM – Dega Dibër dr Baki Alili

Me këtë rast mjekëve më të dalluar do t’ju ndahet mirënjohje.

Për nder të Ditës së Shëndetësisë Kryesia e SHMSHM – Dega Dibër do të shtrojë darkë solemne.

Mirë se vini në Dibër.

Të njëjtën ditë, më 06 Prill, 2008, me fillim në pra 17.00 h, në sallën e Restoranit “Penestia” në Dibër, do të mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit të SHMSHM.
Pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit nga të gjitha degët e shoqatës është e obligueshme.

Tetovë, 06. 03. 2008
Kryetari SHMSHM
Prof. dr R. Izairi