Pas thirrjes për vullnetarë që do ta përbejnë ekipin mjekësor të El Hilalit që duhet të udhëtojnë në vendet e goditura nga tërmeti, deri tash janë paraqitur katër volonter të El Hilalit. Vend kemi edhe për pesë persona.
Udhëtimi planifikohet të nisë të premten ose të shtunën. Ekipi do të qëndrojë në Hataj. (Nëpërmes koordinatorve të krizës) Janë vënë kontakte me spitalin mobil ku ka tendë për të fjetur dhe kuzhinën, ku mund të ushqehen.
Qëndrimi do të zgjasë 1 javë, duke përfshirë edhe 2 ditë udhëtim.
Do të ishte mirë të sigurohen 5 mjek vullnetar.
Koha është për solidarizim dhe të manifestojmë vullnet dhe vendosmëri për ndihmë.