Udhëzime për trajtimin në shtëpi të pacientëve me simptoma të lehta të infeksionit KOVID19

Ky udhëzim është i dedikuar për punonjësit shëndetësor dhe personelin e kujdesit shëndetësor që do të kontaktojnë ose janë në kontakt me pacientët të cilët janë konfirmuar ose janë të dyshuar se janë të infektuar me COVID-19 dhe janë në trajtim në shtëpi.

Në rast të një numri të madh të pacientëve të dyshuar ose të konfirmuar me infeksion COVID19, kapacitetet ekzistuese për hospitalizim mund të jenë të pamjaftueshme për të gjitha rastet e konfirmuara /dyshuara. Shumica e pacientëve me COVID-19 kanë sëmundje pa komplikime ose kanë pasqyrë më të lehtë (81%), disa zhvillojnë sëmundje të rëndë që kërkon terapi me oksigjen (14%), dhe rreth 5% kanë nevojë për trajtim në njësinë për kujdes intensiv.

Pacientët me pasqyrë të lehtë të sëmundjes nuk kanë nevojë të shtrohen në spital nëse nuk ekziston rreziku i përkeqësimit të shpejtë të gjendjes të tyre shëndetësore, me ç’rast përparësi i duhet dhënë izolimit. Për këtë arsye, pacientët me simtoma të lehta të cilët nuk kanë ndonjë sëmundje më të rëndë kronike, siç janë sëmundjet e mushkërive ose të zemrës ,insuficienca e veshkave ose gjendje imuno-kompromentuese mund të trajtohen edhe në shtëpi. Këtij veprimi i paraprin një vlerësim klinik që duhet të kryhet nga një mjek përmes një vlerësimi të mundësisë për realizmin e kushteve për përkujdesjen e pacientit në shtëpi.

Shkarko